Sonte do të keni mundësinë të ndiqni dymbëdhjetë gjysmëfinalistët me materialet muzikore që kanë përzgjedhur për një nga mbrëmjet më të rëndësishme të rrugëtimit në ‘The Voice’. Në këtë mbrëmje do të ngjiten në skenë dy të ftuarit Klinti dhe Stenaldi, performancat që nuk duhen humbur për asnjë arsye.

Pas performancave të secilës skuadër, Ledion Liço do të zbulojë rezultatet e televotimit duke lexuar emrat e finalistëve të edicionit të dytë të ‘The Voice Kids’.