‘The Voice Kids’ do të shfaqet në ekranin e Top Channel nga 19 Janari. Ky sezon do të përmbajë një sërë risish dhe surprizash.

Puna për të sjellë këtë format ka nisur që prej muajit shtator. Ndërkohë që kanë nisur Audicionet e Fshehura dhe përzgjedhja e fëmijëve nga trajnerët për të rrëmbyer në skuadrën e tyre fituesin e ardhshëm dhe emocionet sa vijnë e shtohen, mësojmë surprizën që ‘The Voice Kids’ ka rezervuar për fituesin e këtij edicioni.

Gjimnazi ‘New York High School’ shpërblen më të mirët. Fituesi i ‘The Voice Kids’, fiton një bursë në gjimnazin ‘New York High School’. Ky çmim ofrohet për të mbështetur fëmijët e talentuar, si dhe për t’u dhënë atyre një edukim dinjitoz që ofron një shkollë sipas standardeve evropiane.