‘The Voice Kids’ gjatë gjithë spektaklit do të jetë LIVE në ‘V-Room’ në faqen tonë zyrtare në Facebook. ‘V-Room’ do të transmetohet në kohë reale pa ndërprerje në web.facebook.com/thevoice.albania. Përveçse në skenë, surprizat nuk do të mungojnë as në ‘V-Room’.

Dojna së bashku me konkurrentët, do t’i përgjigjen pyetjeve më interesante të ndjekësve nga mediat sociale. Qëndroni aktivë gjatë gjithë mbrëmjes së sotme dhe komentet tuaja do të lexohen nga ‘V-Reporter’ Dojna dhe na ndiqni në Insta Story dhe Snapchat për video ekskluzive.