Audicionet e Fshehura të ‘The Voice Kids’ sapo kanë nisur dhe bashkë me to dhe ‘tifozeria’. Këtë herë në ‘The Voice Kids’ kemi katër trajnerë për tre skuadra. Skuadra e Miriam Canit, Aleksandër dhe Renis Gjokës dhe skuadra e Eneda Tarifës. Ndërkohë që pritet muaji janar për të ndjekur emocionet e spektaklit në ekranin e Top Channel, preferencat për skuadrën kanë nisur që tani në rrjetet sociale. Skuadra Gjoka duket se është më e preferuara nga fansat, të cilët komentojnë në çdo postim të shoqëruar me hashtag-un #skuadragjoka, duke treguar kështu mbështetjen e tyre ndaj dyshes së trajnerëve.

Për momentin ata kanë numrin më të madh të postimeve. A do të ndryshojë në vijim ky raport? Sa do të zgjedhin nesër skuadrën e tyre në Audicionet e Fshehura? Ju ftojmë ta zbuloni nesër, në datën 16 Dhjetor në orën 13:30, pranë studiove të Top Channel / Kashar.