Ishte një Finale e paharrueshme ajo e “The Voice Kids” që u transmetua mbrëmjen e kaluar në ekranin e Top Channel.

Rrugëtimi i 6 finalisteve ishte i gjatë por i mbushur me shumë emocione dhe momente argëtuese.

Ajo e cila rrëmbeu trofeun e madh duke u shpallur zëri më i mirë i Shqipërisë për fëmijë, ishte artistja Altea, pjesë e skuadrës së Aleksandër dhe Renis Gjokës.

Altea ishte konkurrentja e cila rrëmbeu zemrat e publikut me vokalin e saj si dhe profesionalizmin që shfaqi në skenë që nga Audicionet e Fshehura e deri në natën Finale.