Nga Janari, në ekranin e televizionit do të rikthehet ‘The Voice Kids’. Spektakli do të moderohet nga Ledion Liço, imazhi i të cilit tashmë është bërë pjesë e pandashme e këtij spektakli. Ai rikthehet për të shtatin vit radhazi për të moderuar spektaklin e talenteve. Askush më mirë se ai nuk e njeh këtë format dhe të dijë të përcjellë energjinë dhe adrenalinën që shoqëron këtë talent show.

Ledion Liço edhe këtë herë, sikurse një vit më parë, përveç rolit të prezantuesit ka edhe rolin e producentit ekzekutiv, duke bërë që përfshirja e tij në spektakël të jetë më e gjithanshme. Pas publikimit të promos që lajmëron fillimin e ‘The Voice Kids’ në muajin janar (shih promon këtu), të shumta kanë qenë reagimet e publikut, të cilët në rrjetet sociale kanë shprehur interesin dhe padurimin e tyre për spektaklin dhe në veçanti për të parë Ledionin sërish të prezantojë.

Kimia e moderatorit me këtë spektakël ka qenë përherë një formulë suksesi. Ashtu siç është shprehur ai në intervistën ekskluzive për ‘The Voice’ (lexo intervistën këtu), ‘The Voice Kids’ është një ndër udhëtimet profesionale të tij më të dashura dhe fakti që këtë herë do të jenë fëmijët në qendër do ta bëjë dhe më emocionuese.

B92I9993 B92I9994