Këtë të hënë ishte dita e Shkodrës për The Voice Kids. Në Qendrën Kulturore të Fëmijëve, aspirantët për të qenë pjesë e spektaklit provuan zërin, stilin dhe përçuan emocionet e tyre.

Dita ishte suksesshme me situata emocionuese të krijuara gjatë gjithë kohës.

Në Shkodrën e artit dhe muzikës dhe sigurisht të festivaleve për fëmijë, pothuajse gjithçka vërtetoi që shpirti artistik është i mbartur në breza.

Produksioni është i kënaqur me zërat e Shkodrës, që si çdo vend, apo audicion tjetër mund të nxjerrë zërin më të mirë.

Faza e audicioneve vijon me Korçën, në 14 qershor, në Teatrin e Kukullave, si gjithmonë në orën 11.

Fëmijë nga mosha 6 deri 14 vjeç, skena e ‘The Voice Kids’ është për ju! Mos hezitoni të ndiqni ëndrrën.