Vazhdon audicioni i Tiranës në ditën e dytë të tij. Fëmijët aspirantë për t’u bërë pjesë e ‘The Voice Kids 3’ vijojnë të paraqiten në studiot e Top Channel, në “Piramidë”, me të njëjtën energji dhe spontanitet si herët e tjera.

Produksioni vendosi të zhvillojë jashtë parashikimit audicionet e sotme, pasi ishin të shumtë fëmijët që nuk mundën të këndonin në ditën e parë.

Një pjesë e mirë e fëmijëve kanë nisur të këndojnë përpara mikrofonit të ‘The Voice Kids’ duke hapur zyrtarisht audicionet, por ka akoma të tjerë që presin radhën, sipas rendit numerik.

Numri i pjesëmarrësve sa vjen e rritet dhe për këtë arsye audicionet do të vazhdojnë përgjatë gjithë ditës së sotme.