Rita Daklani nga Mitrovica mbrëmë ka kthyer jurinë e “The Voice Kids Albania” kah vetja e saj.

Butonat e katër anëtarëve të jurisë janë kthyer kur Rita ka dalë të performojë një version më ndryshe të “Oops I dit it again” nga Britney Spears.

Rita vjen nga Mitrovica dhe është nxënëse e Shkollës së Muzikës “Eqrem Qabej” në këtë qytet.

Rita ishte pjesë e audicioneve të fshehta në “The Voice Kids Albania” ndërsa arriti që të katër anëtarët e jurisë ti bënte të ktheheshin për ta pasur në skuadër.

Problemet me vokalin vërehen pak në fillim të këngës por Rita e pushtoi këngën në pjesën e dytë dhe madje në disa komente në rrjete sociale ajo konsiderohet si një favorite për të fituar në përgjithësi spektaklin e shikuar nga miliona shqiptarë. / KultPlus.com