Ajo u prezantua si një sportiste që i pëlqen të këndojë, mes talentesh të tjera që ka. Vivian në Audicionet e Fshehura ku interpretoi këngën ‘Love so soft’ tregoi që kënga është një sport që e bën më mirë se çdo gjë tjetër.

Në Beteja Vivian ishte përballë Anjezës dhe Kleansës. Kjo ishte një nga Betejat më të vështira të Skuadrës Gjoka nga e cila doli fitimtare.

Kënga që ajo solli në skenë në Netët Live ishte një zgjedhje e duhur, pasi ‘Confident’ të Demi Lovatos e solli vërtet me shumë siguri dhe saktësi.