Pas audicioneve të Tiranës, vijon udhëtimi i ‘The Voice Kids’ në qytetin e bukur të Vlorës. Numri i aplikimeve nga ky qytet ka qenë i madh, duke treguar kështu dëshirën që fëmijët e këtij qyteti kanë për t’iu bashkuar aventurës muzikore që do të përmbushë ambiciet e tyre artistike.

Mjediset e Pallatit të Kulturës jehojnë nga zërat e fëmijëve, të cilët kanë që prej orëve të para të mëngjesit që janë gati për audicionet, të shoqëruar jo vetëm nga prindërit, por dhe shumë të afërm. Pritja ka nisur herët në ditën e sotme në Vlorë, pavarësisht se audicionet fillojnë në orën 13:00. Duke qenë një dite shkolle, fëmijët i shohim me çantat në kurriz. Ndalesa e parë pas shkollës sot ishte Pallati i Kulturës.

Megjithëse rruga për ‘The Voice Kids’ sapo ka nisur, udhëtimi është bërë që tani interesant, surprizues dhe emocionues.