Një nga kombinimet më interesante të zërave dhe karaktereve të natës së parë të Betejave ishte ai i Xhemit, Molosit dhe Speranzës.

Trajnerja Eneda Tarifa kishte zgjedhur për ta këngën “We don’t talk anymore”. Pas interpretimit të tyre Eneda u shpreh e do të vazhdonte garën me Speranzën dhe pse me një diferencë fare të vogël me konkurrentët e tjerë. Fëmijët pas performancës janë shprehur se ‘The Voice Kids’ do të jetë një eksperiencë e paharrueshme për ta.

Ata treguan një profesionalizëm dhe nivel artistik të lartë pavarësisht moshës së tyre.