Nuk janë të paktë ata këngëtarë që rrugën e tyre drejt suksesit e kanë nisur pikërisht nga skena e ‘The Voice’ dhe Yll Limani është njëri prej tyre.

Ai arriti të bëhej i famshëm për publikun pikërisht pas paraqitjes së tij në edicionin e parë të ‘The Voice of Albania’.

E pikërisht nostalgjia për ‘The Voice’ e shtyu atë që të rikthehet në skenën ku u bë i famshëm, e këtë herë pa emocionet e konkurrentit, por me këngët e tij më të mira për të argëtuar publikun bashkë me talentet e së ardhmes.