Karakteristika e qytetit të Korçës, kultura dhe dashuria për artet u përcoll edhe nga fëmijët që morën pjesë në audicionet e ditës së sotme për talent show-in më të rëndësishëm të sezonit. Me njohuri të pasur muzikore, njohje të instrumentave dhe një përzgjedhje këngësh që janë elitare në historinë botërore, ata u prezantuan si konkurrentë të denjë për një spektakël të përmasave si  ‘The Voice Kids’. Procesi i përzgjedhjes u bë dhe më i vështirë në kushtet ku pothuajse të gjithë fëmijët që morën pjesë kishin një përgatitje shumë të mirë.

Tek ky spektakël do të kenë mundësinë të shohin të realizuar një ëndërr shumë fëmijë. Ndalesa e radhës do të jetë në qytetin e Shkodrës, në datën 22 Shtator, në orën 13:00, tek Qendra Kulturore e Fëmijëve.