Adolfi u gjend përballë Erikës dhe Alisias në ringun e Betejave. Kënga që trajnerja e tyre zgjodhi për ta ishte ‘Locked out of Heaven’.

Përpara interpretimit Erika rrëfeu se ajo dhe Adolfi janë shokë të ngushtë dhe fakti që Miriam i kishte zgjedhur për të qenë pjesë e të njëjtës Betejë e kishte trishtuar Adolfin. Alisia në këtë Betejë shihte si një “kërcënim” më të madh për Erikën, duke menduar se fakti që ajo ishte më e vogël do ta ndihmonte atë të interpretonte më e lirshme.

Trajnerja Miriam Cani u shpreh shumë optimiste për këtë performancë, pasi që në prova ata e kishin befasuar, duke interpretuar këngën me shumë vetëbesim dhe energji. Fituesi i kësaj Beteje u shpall Adolfi.