Episodet e para të “The Voice of Albania” kanë qenë ndër më të bukurat dhe kjo sigurisht edhe për faktin se juria ka qenë mjaft interesante. Alma Bektashi, Sidrit Bejleri, Elton Deda dhe Miriam Cani arritën të dhurojnë shumë spektakël dhe profesionalizëm, çka bën që publiku të ketë nostalgji për periudhën kur këta trajnerë si skuadër e vërtetë kanë qenë mjaft të këndshëm.
Këtë vit do të zhvillohet “The Voice Kids”, siç Ledion Liço e ka paralajmëruar edhe nëpërmjet postimeve të tij në Instagram. Burime për Blitz.al bëjnë me dije se një nga trajneret e këtij edicioni do të jetë edhe Miriam Cani, e cila që pas lindjes së vogëlushes së saj nuk është aktivizuar në tregun muzikor shqiptar.
Nëse do të ndodhë vërtet kështu, atëherë do të ishte shumë interesante ta shihnim sërish Miriamin në këtë format duke shtuar këtu edhe faktin që ajo është një natyrë shumë e ëmbël e fëmijët do ta duan shumë./360grade.al