Artistja e parë e cila u ngjit në skenë për skuadren e Aleksandër dhe Renis Gjokës ishte “uragani” Isea. Edhe pse më e vogla në moshë, ajo ia doli që me vokalin potent të bënte për vete trajnerët e të pranishmit në studio.
Menjëherë pas saj, ishte radha e Lolitës. Artistja më stil e skuadrës krijoi një atmosferë magjike dhe na bëri të përjetojmë emocione të paharrueshme.
Altea me “You don’t own me” befasoi për të disatën herë trajnerët duke interpretuar plot profesionalizëm në skenë. Ajo meritoi plotësisht duartrokitjet e zjarrta të publikut
E fundit për mbrëmjen performoi Alisja. Ndryshe nga herët e tjera, ajo kishte vendosur që publikut t’i tregonte një anë tjetër të saj. Artistja arriti që të përcillte shumë emocion ndryshe nga herët e tjera ku ka treguar energjinë që e karakterizon.
Cila ishte performanca juaj e preferuar nga skuadra Gjoka? Komentoni në rrjetet tona sociale zyrtare.