Edhe 4 Gjysmëfinalsitë të tjerë mbyllin performancat e tyre. Bëhet fjalë për artistët e skuadrës së Arilenës të cilët jo vetëm arritën të duartrokiten fort nga publiku por gjithashtu të rrëmbejnë edhe zemrat e tyre.

E para e cila u ngjit në skenë ishte Anisa Sh me këngën “Suus”. Gjatë performancës, konkurrentja arriti të shpalosë krejtësisht vokalin e saj potent duke kapur notat më të larta.

Ermali fitoi zemrat e publikut dhe të trajnerëve me baladën “I Have Nothing”. Ai përçoi shumë emocion me vokalin e tij të ëmbël duke marrë qindra komente pozitive edhe nga publiku në rrjetet sociale.

Earta erdhi ndryshe në Gjysmëfinale duke performuar shqip. Me këngën shumë të dashur të publikut, “Rrjedh në Këngë e Ligjërime” ajo përcolli shumë pozitivet tek gjithë të pranishmit të cilët kënduan bashkë me të.

Plot stil erdhi Uendi e cila ishte artistja e fundit e #skuadraarilena që performoi në skenë. Konkurrentja u paraqit me këngën “Bird Set Free” nga Sia, duke sjellë një version të personalizuar të këngës.

Komentoni në rrjetet tona sociale performancën tuaj të preferuar.