Ata përfaqësojnë breza të ndryshëm por gjatë sezonit të dytë të “The Voice Kids” u bënë bashkë duke ndarë jo vetëm 1 buton por edhe mendime e vendime si një trup i vetëm.
Aleksandër dhe Renis Gjoka dhuruan dyfish emocione për skuadrën e tyre e gjithashtu edhe për publikun. Kjo ishte hera e parë që në një format të tillë vinte risia e karriges dyshe që jo vetëm u mirëprit nga publiku por gjithashtu shkaktoi momente të papritura dhe drithëruese.
Edhe pse sezoni i ri i “The Voice Kids” do të vijë shumë shpejt në ekran, surprizat e tij do të zbulohen hap pasi hapi e megjithatë të gjithë janë kuriozë të dinë: “A do të ketë sërish 2 trajnerë të cilët kanë në dispozicion vetëm 1 buton?!”
Në platformat tona sociale së fundmi kemi publikuar një sondazh ku pyesim publikun nëse duan të përjetojnë edhe një herë emocionet që ka dhuruar karrigia dyshe e skuadrës Gjoka. Votimet kanë treguar se 80% e tyre duan të shohin sërish një skuadër të tillë dhe të ndjejnë ashtu si herën e parë, dyfish adrenalinë.
Por a do të ketë një skuadër me një avantazh të tillë në sezonin e ri të “The Voice Kids”?! Këtë do ta zbulojmë më shpejt nga se e keni menduar!