Kleansa u ngjit në skenën e ‘The Voice Kids’ duke dhuruar një performancë të shkëlqyer në skenë. Interpretimi i saj ishte një nga më të bukurit e natës së pestë të Audicioneve të Fshehura. Me një lirshmëri të mahnitshme në skenë Kleansa bëri për vete publikun. Megjithëse ajo arriti të përballonte këngën që kishte zgjedhur në mënyrë perfekte, Kleansa ia doli të bënte të ktheheshin për të vetëm Skuadrën Gjoka.
Trajneret Miriam Cani dhe Eneda Tarifa nuk e shtypën butonin e kuq për Kleansën, por megjithatë dhanë vlerësime pozitive për të. Trajneri Renis Gjoka ka shtuar se ato do të pendohen, por nuk do të ketë më asnjë vlerë sepse tashmë Kleansa është pjesë e skuadrës së tyre.