Hana pati një konkurrim të sukseshëm në ‘The Voice Kids’. Për të u kthyen trajnerja Eneda Tarifa dhe Miriam Cani.

Hana nga të dyja trajneret zgjodhi këtë të fundit. Ajo u largua drejt prapaskenës tejet e emocionuar për të përqafuar familjarët e saj. Pyetjes së Ledion Liços për arsyen e zgjedhjes së Miriamit, Hana iu përgjigj se e kishte zgjedhur kot, pa ndonjë arsye. Më tej ajo tha se nuk e dinte as vetë pse zgjodhi Miriamin. A e ka zgjedhur kot Miriamin apo emocionet e bën Hanën të jepte atë përgjigje?

Sidoqoftë Hana u shpreh shumë e lumtur që mundi të kalonte Audicionet e Fshehura dhe që do të shkojë në Beteja në Skuadrën e Miriamit.