Konkurrimi i Adolfit në skenën e ‘The Voice Kids’ ishte shumë i sukseshëm. Ai arriti të kalonte Audicionet e Fshehura duke mahnitur trajnerët, të cilët kërkuan që të bëhej pjesë e skuadrave të tyre. Adolfi shoqërohej nga familja e tij, e cila e priste në prapaskenë për ta përgëzuar. Megjithë lumturinë për suksesin e Adolfit, babai i tij me shaka e pyeti Adolfin pse e tradhëtoi Aleksandër Gjokën, meqënëse ai ishte Mirditor. Sigurisht që Aleksandër dhe Renis Gjoka do ta kishin dashur në skuadrën e tyre Adolfin, pavarësisht se ai zgjodhi të vazhdonte aventurën e tij në ‘The Voice Kids’ si pjesëtar i skuadrës së trajneres Miriam Cani.