TIRANË, 4 Shtator/ATSH/.
Këngëtarja Miriam Cani ka paralajmëruar përmes një postimi në rrjetet sociale se, së shpejti do të rikthehet në pozicionin e jurisë në talent show “The Voice Kids”.
“Jam e lumtur të rikthehem në atë karrike tashmë për të dëgjuar e shijuar zërat e engjëjve të vegjël”, përfundon postimi i saj në rrjete sociale.
Mesa duket Miriam i është rikthyer sërish dashurisë së saj të vjetër në Top Channel./m.m/