Kur spektaklet janë live ndodh që edhe të ketë të papritura.
Diçka e tillë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në spektaklin “The Voice Kids” me këngëtaren Eneda Tarifa. Por pas performancës se Denisit, i vetmi djalë në skuadrën e saj, Eneda u ngri për ta përqafuar, por nuk ia doli.
U rrëzua në skenë para se t’i afrohej Denisit. Por këngëtarja më pas u ngrit duke e kaluar shpejt situatën si dhe duke thënë që ishte syri i keq. Për fat të mirë këngëtarja nuk u lëndua gjatë rrëzimit.