Këngëtari shumë i dashur i publikut shqiptar, Alban Ramosaj do të jetë i pranishëm në Natën e tretë Live të The Voice Kids, si i ftuari special.

Ai është një ndër këngëtarët më të veçantë i cili gjithmonë aspiron të vijë ndryshe nëpërmjet projekteve muzikore dhe të transmetojë sa më shumë emocion tek publiku.

Albani u bë i njohur në edicionin e tretë të The Voice of Albania si konkurrent në këtë spektakël. Megjithëse vjen nga një familje e njohur si Ramosaj, asokohe ai pëlqente që të gjithë ta njihnin si Albani i The Voice.

Në vitin 2016 ai korri shumë sukses në Top Music Awards me këngën “A më do”, ndërkohë që projektet e tij muzikore nuk kanë munguar asnjëherë në klasifikimin e 100 këngëve moderne shqiptare.

Në natën e tretë Live, prisni një spektakël të vërtetë nga Alban Ramosaj i cili do të na emocionoi me performancën e tij. Nata e tretë Live vjen si çdo të premte në orën 21:00 në ekranin e Top Channel.