Kompania ajrore me bazë në Shqipëri e themeluar në shkurt të 2015-ës, mundësoi xhirimin e klipit promocional, duke vënë në dispozicion një prej avionëve që disponon linja e saj. ‘The Voice Kids’ nis kështu udhëtimin e tij në mënyrën me madhështore dhe komode në bordin e avionit të Albawings.
Stafi i ‘The Voice’ pati mundësinë të njihej me personelin e kësaj kompanie të cilët i falenderojmë për profesionalizmin, korrektesën dhe përpikmërinë që i karakterizon dhe patëm rastin të vërtetonim gjatë momenteve të realizimit të klipit.
Shërbimi i përsosur, çmimet konkurruese dhe përqasja pozitive ndaj klientit e renditi Albawings shumë shpejt në listën e linjave më të kërkuara nga udhëtarët shqiptarë. Së shpejti, Albawings do të rrisë numrin e destinacioneve dhe frekuencën e udhëtimeve për të plotësuar kërkesat e kujtdo.
Udhëtimi me Albawings është i sigurtë, i përpiktë, i rehatshëm dhe një eksperiencë pozitive që do t’ua këshillonim patjetër.