Së shpejti pritet të nisë “The Voice of Albania Kids” dhe tashmë nuk ka surpriza sa i përket mentorëve.

Pas zbulimit të Miriam Canit dhe Eneda Tarifës janë zbuluar edhe dy emrat mashkullorë që do të ulen në karriget e jurisë.

Ata janë pikërisht këngëtarët e njohur Aleksandër Gjoka dhe Renis Gjoka.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë faqja zyrtare e “The Voice” e cila ka bërë më dije se xhaxhai dhe nipi do të jenë së bashku në këtë spektakël shkruan Ekspress.

“Ata përfaqësojnë dy breza të ndryshëm, por kanë në dispozicion një buton të vetëm! Do t’i duhet të marrin vendime të përbashkëta, e kjo nuk do të jetë gjithnjë e lehtë.

Aleksandër e Renis Gjoka vijnë në ‘The Voice Kids’ si trajnerë,”-thuhet në faqen e “The Voice”, ndërkohë që këtë lajm e publikuar edhe moderatori Ledion Liço në profilin e tij në Instagram. /albeu.com/