Shkrim i publikuar nga Alkimisti
Mbrëmja e djeshme shënoi dhe fundin e audicioneve të fshehta të ‘Voice Kids Albania’. Të gjithë trajnerët duket se kanë formuar ekipin e tyre me artistët e vegjël të përzgjedhur mes qindra fëmijësh.
Dhe ka qenë vetë Ledioni i cili në njërin prej postimeve të bëra në llogarinë e tij të Instagram-it, zbulon se ky edicion i ‘The Voice-it’ ka thyer një rekord.
Sipas tij, audicionet e fshehta të fëmijëve janë më të ndjekurat nga publiku në të gjithë historinë e The Voice-it.
“Audicionet e fshehura më të ndjekura në historinë e The Voice vijnë sonte në fund!”- shkruante Ledioni pak para fillimit të spektaklit.
Zakonisht ndodh që spektaklet e para të një formati të ri të zgjojnë më tepër kureshtjen e publikut, por duket se “Voice Kids Albania”, e theu këtë rekord, dhe sipas moderatorit ka patur më shumë shikueshmëri se vetë edicioni i parë i ‘The Voice of Albania.”