Shkrim publikuar nga Anabel
Daniela e vogël që u ngjit në skenë për të kënduar këngën e Elvana Gjatës “Me ty”, rrënqethi dhe ngriti në këmbë publikun e The Voice Kids. Por Elvana ka sjellë sërish fat për konkurrenten e radhës në puntatën e sotme.
Hana u ngjit në skenë për të kënduar baladën “Si unë” nga live session 1 i këngëtarës. Zëri i saj teksa këndonte një ndër baladat e ndjera të Elvanës mahniti trajnerët dhe publikun, që u ngrit në këmbë gjatë performancës.
Elvana është në qendër të vëmendjes pas koncertit dhe prezantimit të albumit të saj EP “3”. 6 këngët e albumit kanë marrë rreth 9 milionë klikime së bashku gjatë 10 ditëve pas publikimit në 11 shkurt.
Siç duket vogëlushja nga Fushë Kosova është një fanse e zjarrtë e Elvanës, për aq kohë sa zgjodhi një ndër baladat më të vështira të saj dhe mirë bëri, sepse i solli fat.