Garës për zërin më të mirë të shqiptarëve për fëmijë e mbyllin edhe tre artistet e mbetura, Anisa G, Uendi dhe Alisja.
Ajo e cila performoi shumë ëmbëlsisht ishte Anisa G nga skuadra e Miriamit e cila emocionoi pa fund teksa këndoi këngën “Hurt”. Anisa bëri për vete trajnerët me interpretimin e saj të cilët e vlerësuan profesionalizmin e konkurrentes.
Finalistja e radhës e cila u ngjit në skenë ishte Uendi, një ndër vokalet më stil të këtij edicioni. Ajo u paraqit me këngën “I Want to Know What Love is” një interpretim që bëri për vete të gjithë publikun.
E fundit e cila performoi ishte Alisja, konkurrentja e skuadrës së Aleksandër dhe Renis Gjokës. Ajo këndoi “Back in Black”. Alisja si gjithmonë mahniti me performancën e saj në skenë.
Komentoni në platformat tona sociale se cila nga këto performanca ishte e preferuara juaj.