Jo më kot ato janë në Finale pasi talenti i tyre në muzikë dhe vokali potent ka rrëmbyer zemrat e publikut që i kanë mbështetur hap pas hapi.

Bëhet fjalët për Anisa Sh, Erzën dhe Altean të cilat sapo përfunduan performancat e tyre. Fillimisht në skenë u ngjit Anisa Sh nga skuadra e Arilenës me këngën “I Put a Spell On You”. Me anë të këtij projekti muzikor, konkurrentja arriti të shpalosë krejtësisht vokalin e saj duke mahnitur të gjithë të pranishmit e duke bërë krenare trajneren e saj.

Erza ishte artistja e radhës e cila u paraqit në finale me baladën “The Power of Love”. Finalistja si gjithmonë befasoi jo vetëm me vokalin e saj por edhe mënyrën e interpretimit dhe lirshmërisë që ka në skenë, një detaj që gjithmonë vlerësohet nga trajnerët.

Menjëherë pas saj ishte radha e Alteas, konkurrentes së skuadrës Gjoka. Ajo erdhi shumë stil me këngën “I Don’t Want To Miss a Thing”  dhe shpalosi edhe një herë vokalin e saj potent, duke u komentuar pa fund nga ndjekësit tanë në rrjetet sociale.

Cila ishte performanca juaj e preferuar?! Komentoni në Instagram dhe Facebook se cila ju la më shumë mbresa.