Skuadra Gjoka e nisi garën në Beteja me një treshe shumë interesante. Anjeza, Kleansa dhe Vivian shfaqen në ringun e betejave me këngën “Attention”.
Që pa nisur konkurrimi, Renis Gjoka shprehet se kjo treshe do t’i vendosë në vështirësi. Tre zëra të veçantë që u paraqitën denjësisht në Beteja. Treshja mori shumë komplimenta dhe nga trajnerja Eneda Tarifa dhe Miriam Cani. Vajzat e kënduan këngën si të ishin një trup i vetëm. Momenti i zgjedhjes së fituesit ishte shumë i vështirë për Skuadrën Gjoka, pasi diferenca midis Anjezës, Kleansës dhe Vivianës ishte shumë e vogël.
Trajneri, Aleksandër Gjoka, tha se kjo ishte një nga detyrat më të vështira që ka patur në jetën e tij. Vivian ishte e përzgjedhura e dyshes së trajnerëve për të kaluar në fazën pasardhëse.