Që në episodin e parë të Audicioneve të Fshehura, Arilena Ara u tregoi të gjithëve armën e saj të fortë, ‘fabrikën e suksesit’.
Për herë të parë ajo ka shpjeguar kuptimin e kësaj metafore duke thënë se do të jetë gjithmonë aty për konkurrentët e saj, jo vetëm si trajnere por si suportuese në çdo hap të fillimit të karrierës së tyre.
“Kam energjinë e mirë për të ndihmuar talentet e reja, sidomos konkurrentët e skuadrës sime, do të jem gjithmonë aty kur ata kanë nevojë. Këtë gjë e kam patur nevojë vetë dhe e kam dëshiruar vetë sidomos kur ke talent dhe je në një moshë të re” ,-tha ajo gjatë emisionit.