Alisja

Alisja është 13-vjeç dhe jeton në qytetin e Kukësit. Ajo ka një motër dhe një vëlla përkatësisht 30 dhe 34-vjeç. Dëshira më e madhe e saj është të jetë pjesë e “The Voice Kids” për këtë arsye i ka premtuar vetes se do të japë maksimumin në këtë spektakël. Shoqet e saj më të ngushta janë Anisa G (konkurrente e skuadrës së Miriamit) dhe Daniela, gjysmëfinaliste e edicionit të kaluar. Pasionet e saj janë volejbolli, stilimi dhe kitarra.  Në Audicionet e Fshehura  Alisja u paraqit me këngën “Heart Ain’t Gonna Lie” të Arlissa dhe Jonas Blue. Për të u kthyen të gjithë trajneret. Ajo gjithashtu doli fitimtare në Betejëm kundrejt Ferides dhe Oltës. Artisja gjithashtu arriti të kualifikohet me sukses në Gjysmëfinale.