Dea

Dea është 14-vjeçe dhe jeton në Burrel. Ajo vjen nga një familje muzikantësh. Ka kënduar që kur ka qenë 3-vjeçe dhe ai që e ka mbështetur më shumë është babi i cili është instrumentist, por ka edhe një studio muzikore ku Dea ka patur mundësi të regjistrojë disa këngë. Dea pëlqen shumë të luajë në çifteli. Një ndër pasionet e saj është dhe kërcimi. Ajo ka marrë pjesë në shumë festivale folklorike brenda dhe jashtë Shqipërisë. Në Audicionet e Fshehura, Dea këndoi këngën “Sorry Not Sorry” duke arritur të kthejë karrigen e Arilenës.