Denisa

Denisa është 12-vjeçe dhe vjen nga Lezha. Ka 6 vite që këndon dhe deri tani ka marrë pjesë në plot 45 festivale për fëmijëve. Ndjek shkollën e muzikës për kanto dhe kitarrë por kur të rritet dëshiron të bëhet stiliste pasi mendon se është shumë krijuese. Denisa është e bindur se mund të përballojë çdo skenë pasi nuk ka asnjëherë emocione. Në Audicionet e Fshehura ajo u paraqit me këngën “Radioactive” duke rrëmbyer zemrën e Ailenës. Denisa arriti të kualifikohej në Netët Live. Në Beteja ajo u gjend përballë Vullnetit dhe Mishelit me këngën “Royal”.