Dominik

Dominik është 7-vjeç dhe jeton në Tiranë me prindërit. Ka mësuar të lexojë që 4-vjeç dhe në shkollë është një nxënës shumë i mirë. Në kohën e lirë lexon gjithmonë ose i kërkon gjyshes t’i lexojë ndonjë histori. Pasionet e tij janë kërcimi, aktrimi dhe këndimi. Muzika rrok është e preferuara e tij dhe shpeshherë bën prova që të mund të bëhet një rroker i ardhshëm. Dëshiron shumë që ta fitojë “The Voice Kids” ndërsa kur të rritet ëndërron të bëhet një prezantues i njohur. Në Audicionet e Fshehura, Dominiku u shfaq me këngën “You Give Love A Bad Name”, duke kthyer karrigen e Miriamit.