Erza

Erza është 13-vjeç, ka lindur në Irlandë dhe jeton me familjen në Prishtinë. Talentin e saj në të kënduar e ka zbuluar mamaja teksa e shihte të performonte kur ishte më e vogël. Ajo ka marrë pjesë në shumë festivale në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Ka  2 këngë të vetat të cilat janë vlerësuar me çmime. Luan piano dhe pëlqen që kohën e lirë ta kalojë me motrën e saj të vogel.  Loja e tyre e preferuar quhet “The Voice” ku përveçse këndojnë duhet të kthejnë karriget për njëra-tjerën. Në Audicionet e Fshehura Erza performoi këngën “And I Am Telling You I’m Not Going” duke bërë që të gjithë trajnerët të ktheheshin për ta rrembyer në skuadër. Erza u kualifikua në Netët Live pas Betejës me Majselën dhe Antonellën. Erza kalon edhe në Gjysmëfinale pas performancës që la shumë mbresa me “Adagio”, gjithashtu edhe nga dueti me Anisa G.