Lolita

Lolita është 14-vjeçe ka lindur në Greqi por jeton në Korçë me familjen e saj. Ajo di të luajë shumë mirë në kitarrë dhe këtë instrument e ka mësuar nëpërmjet YouTube-it. I pëlqen shumë natyra, për këtë arsye i shijon shumë momentet kur ndihmon prindërit në fermën e familjes. Në të ardhmen dëshiron që të bëhet një arkeologe pasi i pëlqen shumë Egjiptologjia. Lolita është fantastike në krijimin e eseve, ajo është vlerësuar edhe me çmime ndërkombëtare për krijimet e saj. Në Audicionet e Fshehura u prezantua me këngën “Riptide” duke kthyer karriget e Gjokave dhe Arilenës. Lolita do të jetë pjesë e Netëve Live. Në Beteja ajo u përball me Enean dhe Kristel me këngën “Daddy Lessons”. Falë votave të publikut Lolita kalon edhe në Gjysmëfinale.