Margen
Margeni është 9-vjeç dhe vjen nga Pogradeci. Ka kënduar që kur ka qenë edhe pak më i vogël dhe mendon se është shumë i talentuar edhe për muzikë operistike. Ka marrë pjesë në shumë festivale dhe aktivitete të shkollës. Në kohën e lirë ai pëlqen shumë të pikturojë dhe të bëjë not në liqen. Margeni gjithashtu është një kuzhinier i shkëlqyer. Ai gjithmonë ndihmon babin e tij në restorant për të gatuar dhe e konsideron veten “mjeshtër” sa i përket picave. Është shumë i lumtur që u bë pjesë e “The Voice Kids” pasi mendon se kjo eksperiencë do ta ndihmojë shumë që në të ardhmen të bëhet një këngëtar i madh. Në Audicionet e Fshehura performoi në mënyrë shumë energjike këngën “One Way Or Another”, duke bërë për vete të gjithë trajnerët. Margen fitoi Betejën ndërmjet Orgitos dhe Sildit teksa performuan në mënyrë të përkryer këngën “Treasure”. Margen del fitimtar nga Netët Live duke u kualifikuar në Gjysmëfinale. Gjatë spektaklit ai këndoi këngën “Pretty Woman” ndërsa në duet performoi përkrah Noas.