Sara T
Sara është 8-vjeçe. Ajo jeton në Tiranë me prindërit dhe motrën e saj të cilën e do shumë, edhe pse ndonjëherë grinden me njëra-tjetrën. Ka 5 vite që merret me muzikë dhe çdo ditë këndon. Ndonjëherë performon edhe para pasqyrës duke kërcyer. Pasionet e saj krahas muzikës janë piktura dhe baleti. Në kohën e lirë Sara bën shumë shëtitje me biçikletë, ose luan me motrën në parqe të ndryshme. Gjatë Audicioneve të Fshehura ajo këndoi këngën “How Far i”ll Go” duke kthyer karrigen e Renisit dhe Aleksandrit