E premtja erdhi shumë shpejt dhe këtë mbrëmje është radha e artistëve të skuadrës Gjoka që të ngjiten nw skenën e magjishme të “The Voice Kids”.

Ata i keni parë përgjatë javës nëpërmjet platformave tona sociale ku kanë rrëfyer se kanë shumë surpriza dhe interpretime energjike për të gjithë shikuesit.

Alisja, Kejvi, Sara, Lolita, Isea dhe Altea kanë bërë prova të vazhdueshme këtë javë për të dhënë maksimumin në skenë. Ashtu si edhe në Natën e parë Live nuk do të mungojnë intepretimet plot emocion, duetet me njëri-tjetrin si edhe një performancë me trajnerët Aleksandër dhe Renis Gjoka, të cilët ndihen krenarë për secilin prej tyre.

Këta konkurrentë por edhe ata të skuadrave të tjera do të mund t’i shihni pa ndërprerje në “V-Room”, në Facebook dhe YouTube, aty ku “V-Reporter”, Flori Gjini ka rezervuar shumë surpriza.

Cilët prej 6 konkurrentëve do të përzgjedhin Gjokat për në Gjysmëfnale? Cilët do të jenë ata që do të përballen me televotimin dhe vendimin e publikut?! Qëndroni pranë ekranit të Top Channel për të mos humbur asnjë moment të “The Voice Kids”. Spektakli nis në orën 21:00 nën drejtimin e Dojna Memës.