Të parët që u ngjitën në skenë për të performuar sonte, ishin artistët e skuadrës së Miriam Canit.
Trajnerja ishte e mbushur me emocione teksa ka parë dhe ka shijuar performancat e secilit prej tyre. Ajo është e lumtur që 4 konkurrentët e saj shkëlqyen në skenë dhe dhanë maksimumin e tyre duke marrë çdo këshillë nga trajnerja gjatë provave.
I pari i cili hapi interpretimet për sonte ishte Margeni, më i vogli i skuadrës së saj e njëkohësisht edhe më çapkëni i cili këndoi një këngën ritmike “Mmmbop”.
Pas tij skenën e pushton Anisa me baladën “Mary Did You Know”. Me një veshje prej princeshe dhe një interpretim të ndjerë, ajo fitoi zemrat e publikut.
Erza erdhi shumë stil me këngën “Cry Baby”. Ajo dhuroi një super atmosferë falë vokalit të saj potent duke u duartrokitur pa fund.
Shumë ëmbël e mbylli konkurrimin e skuadrës Rroni, i cili erdhi me këngën “Skinny Love”. Konkurrenti na përcolli emocione më zërin e tij duke krijuar atmosferë magjike.
Komentoni perfrmancën tuaj të preferuar në rrjetet sociale.