Sonte në mbrëmje nis spektakli i 5-të i Audicioneve të Fshehura i parafundit për këtë fazë.
Emocionet sa vijnë dhe shtohen aq më tepër për trajnerët të cilët kanë vetëm pak vende të mbetura në skuadrat e tyre.
Rrethi është ngushtuar dhe përkatësisht skuadra e Aleksandër dhe Renis Gjokës ka 5-së vende të lira, e Miriam Canit 7-të ndërsa ajo e Arilena Ara-s 6-të.
Konkurrimi do të vështirësohet pasi butonat e trajnerëve do të vazhdojnë të shtypen vetëm për zërat më të mirë megjithatë, emocionet e skenës mbeten të njejta.
Sa artistë do të rrëmbejnë skuadrat mbrëmjen e sotme dhe cilat janë momentet më të papritura dhe argëtuese që do të ofrojë spektakli? Këto do t’i zbuloni vetëm pas pak në ekranin e Top Channel.