Duke qenë se Audicioni i dytë i Tiranës është ai përmbyllësi për këtë edicion të “The Voice Kids 3”, qindra fëmijë të shoqëruar nga familjarët e tyre kanë vërshuar nga treva të ndryshme të Shqipërisë e Kosovës, për të provuar talentin e tyre në muzikë.
Gjatë gjithë ditës së sotme skuadra e “The Voice Kids” dhe juria e përbërë nga Alban Male dhe Kamela Islamaj do të jenë në ambjentet e Top Channel tek Piramida për të dëgjuar e për t’u njohur me talentet e vegjël që presin me padurim radhën për të kënduar. Deri tani, ambjentet e Top Channel janë pushtuar nga tingujt muzikorë, emocionet dhe energjia pozitive.
Në këtë audicion përmbyllës, janë spikatur shumë fëmijë të cilët kanë talent në këndim e gjithashtu kanë një karakter të veçantë. Pas përfundimit të kësaj faze emocionuese, do të bëhet seleksionimi i fëmijëve që kalojnë në Audicionet e Fshehura.