Rrugëtimit të sezonit të tretë të “The Voice Kids” po i vjen fundi.

Përgjatë 13 javëve jemi njohur me konkurrentë shumë të talentuar të cilët jo vetëm na kanë shfaqur aftësitë vokale por gjithashtu kanë ndarë me ne historitë e pasionet e tyre.

Edhe pse të shumtë ishin ata të cilët provuan veten duke konkurruar në këtë talent-show, vetëm më të mirët do të prekin Finalen e madhe.

Ato janë 6 super vajzat Erza, Anisa G, Uendi, Anisa SH, Altea dhe Alisja të cilat do të dhurojnë një spektakël të jashtëzakonshëm!

Cila prej tyre do të triumfojë? Kush do të jetë zëri më i mirë i fëmijëve në Shqipëri?

Këtë do të mund ta vendosni vetëm ju. Mos humbisni finalen e madhe të Premten, sepse surprizat në “The Voice Kids” nuk mungojnë asnjëherë.