Mbrëmjen e kaluar u mbyll një tjetër fazë e “The Voice Kids”, ajo e Betejave.
Për tre javë rresht arritëm të njohim potencialet e plota të të gjithë konkurrentëve të cilët shkëlqyen në Betejat e tyre.
Ata na kanë dhuruar performanca fantastike madje edhe interpretime origjinale të krijuara nga vetë ata. Pas Betejave tashmë nis magjia e Netëve Live, aty ku emocionet janë më të mëdha se asnjëherë.
Janë 18 artistë që janë përzgjedhur nga trajnerët për në këtë fazë, përkatësisht 6 nga secila skuadër.
Artistët që Miriam Cani ka marrë me vete në Netët Live janë; Erza, Noa, Blinera, Margeni, Anisa G, dhe Rroni.
Konkurrentët e dyshes Aleksandër dhe Renis Gjoka të cilët do të prekin Netët Live janë; Kejvi, Sara, Isea, Lolita, Alisja dhe Altea.
Edhe trajnerja Arilena Ara ka përzgjedhur në Beteja, 6 konkurrentë nga skuadra e saj të cilët shumë shpejt do t’i shohim në Netët Live. Ata janë; Petro, Earta, Ermal, Anisa Sh, Uendi dhe Denisa.
Netët Live janë edhe një tjetër hap më pranë fitores për artistët e “The Voice Kids”. Nga e premtja, vendimet se kush do të kalojë në gjysmëfinale do të varen edhe nga publiku.