Spektakli më i ndjekur për zbulimin e talentëve të vegjël “The Voice Kids” pritet të nisë sezonin e ri televiziv në fillim të vitit të ardhshëm.

Por ndërkohë që përgatitjet  për audicionet kanë filluar, para pak minutash është zbuluar se moderatori këtë vit nuk do të jetë më Ledion Liço, sikurse pritej.

Top Channel ka njoftuar se prezantimi i formatit këtë vit do t’i besohet Dojna Memës, e cila aktualisht është moderatore në “Pop Culture”.

Ledion Liço sigurisht ka disa fjalë për të thënë në fund të rrugëtimit të tij tetë-vjeçar në këtë spektakël.

“Si gjysmë shaka vitin që kaloi thashë që nuk do ta bëj më këtë eksperiencë sfilitëse emocionale, pas tëtë vittesh si prezantues, tre prej të cilave si producent ekzektukutiv. Shakaja është gjysma e së vërtetës dhe mesa duket është koha t’i hap një rrugë një vizioni të ri dhe një brezi të ri” -është shprehur ndër të tjera Ledioni, i cili nuk ka harruar t’i urojë fat stafit në ecjen përpara të programit.

Eshtë e vërtetë që “The Voice” e lidhnim direkt me imazhin e Ledionit, por nga ana tjetër mendojmë që nuk mund të kishte zgjidhje më të mirë se Dojna për ta zëvëndësuar moderatorin e njohur, dhe mezi po presim ta shohim në janar.