Duke nisur nga kjo e premte në netët live të “The Voice Kids” përveç ndryshimeve të caktuara të formatit do të shfaqet edhe një personazh i ri.
Në Voice room, vendin që dikur e drejtonte Dojna Mema do të jetë moderatori i njohur Flori Gjini.
Flori është bërë pjesë e ekranit të Top Channel që prej 1 viti kur sfidoi veten në rolin e prezantuesit televiziv në programin “Pushime on Top”.
Aktualisht ai është pjesë e kastit të “E Diell” me rubrikën e tij “Escape” . Së fundmi Flori do të ketë edhe detyrën e V-Reporter në “The Voice Kids” dhe është gati të nisë aventurën e tij pranë artistëve të vegjël. Ai do të jetë pjesë interaktive e spektaklit në të gjitha rrjetet sociale dhe do të ndajë me publikun të gjitha detajet e V-Room përgjatë “Netëve Live”.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Top Channel pak më parë.
Përveç punë në “E Diell” dhe “The Voice Kids” , Flori është gjithashtu modrator radiofonik prej vitesh tashmë./Blitz.al/