Mbrëmjen e sotme në ekranin e Top Channel ka filluar edicioni i dytë i “The Voice Kids”, një program ky i cili do na shoqërojë për javë me rradhë të premteve.

Moderatori Ledion Lico e ka nisur me shumë entuziazëm puntatën e parë duke prezantuar në studion që ndriconte nga logoja e formatit, 4 trajnerët që do të kthejnë karriget për zërat që do të konkurrojnë. Miriam Cani, Aleksandër dhe Renis Gjoka e Eneda Tarifa, janë trajnerë në “The Voice Kids”, të gatshëm për të punuar e për t’u argëtuar me konkurrentët e vegjël.

Me siguri emocionet kanë qenë të forta jo vetëm për konkurrentët e vegjël por edhe vetë produksionin, Ledionin si moderator dhe 4 trajnerët pasi ndryshe nga hera e kaluar, këtë vit “The Voice” ka qenë një nga programet prioritare e të Top Medias, që u hap me një mbrëmje të suksesshme. Kjo vihej re që tek spoti prezantues i cili ishte ideuar në një formë të tillë që të tërhiqtye vëmendjen menjëherë. Se si do të jetë në vazhdim, mbetet për t’u parë./Blitz.al/